Hamilton: Dua rinovimin me Mercedes

18 dhjetor 14:03

Katër herë kampioni i Botës në Formula 1, Lewis Hamilton, protagonist i një interviste të gjatë deklaron me bindje se ky nuk do të jetë viti i fundit për të me skuadrën e Mercedes.

“Objektivi im është që të arrij akoma më shumë. Aktualisht kontrata ime parashikon edhe një vit më tepër qëndrimi. Jam pjesë e skuadrës së Mercedesit që kur isha 13-vjeç prandaj e kam shumë të vështirë ta imagjinoj veten diku tjetër. Me siguri që do të kemi mes nesh edhe një kontratë të tjetër të rinovuar”.

Lidhur me titullin e tij të katërt Botëror, piloti anglez i shpejtësisë shprehet se ky sezon që e kurorëzoi atë sërish në fronin e F1 ishte i jashtëzakonshëm dhe falë punës së madhe në grup objektivi u arrit edhe për këtë vit. 32-vjeçari i rikthehet edhe të shkuarës me nota nostalgjie por edhe krenarie për ëndrrën e bërë realitet.

“Tashmë jam pjesë e këtyre garave që prej 10 vjetësh dhe garoj me Mercedes prej 20 vitesh. U afeksionova me to që kur isha 5 vjeç kur bashkë më tim atë shihnim të garonte Ayrton Senna.Ayrton ishte i preferuari im, kisha gjithë librat posterat dhe kur kthehesha nga shkolla shihja gjithë videot e tij. I vogël ëndërroja dy gjëra, të bëhesha Superman ose si Airton Senna. Ëndërroja të zbrisja në pistën e F1 dhe po si ai të fitoja titullin kampion Bote. Mesa duket ja dola mbanë”. (Supersport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Donald Trump pritet që…