Hamilton: Mendoj se Ferrari duhet të kërkojë një pilot tjetër

03 gusht 2025 | 15:31

Performanca e dobët e treguar në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë ka detyruar Lewis Hamilton që të këshillojë Ferrarin të nisë kërkimet për një tjetër pilot.

Shtatë herë kampioni i botës i mbylli dje provat zyrtare në Q2 në vendin e 12-të ndërsa shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, shokoi të gjithë duke marrë pole në Hungaroring përpara veturave McLaren.

“Gjithmonë unë, vetëm unë. Jam i padobishëm.  Skuadra dhe vetura janë shumë mirë, e patë kush përfundoi i pari. Mendoj se Ferrari duhet të kërkojë një pilot tjetër”, ishte përgjigja që u dha Hamilton mekanikëve të Ferrari-t kur e pyetën në radio në fund të provave zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e Kombeve…