
Hamilton shpallet kampion për herë të shtatë, barazohet me Schumacherin
15 nëntor 2020
| 13:40
Lewis Hamilton është një legjendë në Formula 1. Piloti britanik fitoi çmimin e madh të Turqisë ditën e sotme dhe siguroi fitimin e titullit kampion bote.
Britaniku ka barazuar rezultatin e ish-kampionit të botës, Michael Schumacher me 7 tituj kampion bote. Ai ishte goxha i shkëputur nga pjesa tjetër e pilotëve, pasi Perez dhe Vettel përfunduan pas tij.
Çmimi i madh i Turqisë pati rivalitet dhe të papritura, pasi reshjet e shiut ndikuan në garë. Pilotët u përplasën, ndërsa e gjitha skena ishte fatlume për Ferrarin që e mbyll në vendin e tretë me Vettel dhe të katërtin me Leclerc.
https://twitter.com/i/status/1327944508277919744