Hamiltoni: Botërori ka edhe gjashtë gara

20 shtator 2018 | 11:16

Lewis Hamiltoni ka 40 pikë avantazh karshi Sebastian Vettelit në renditjen e përgjithshme të Formula 1, por piloti britanik shprehet se asgjë nuk është e mbyllur për sa i përket titullit kampion.

“Nuk kam asnjë plan për garat e radhës se si të shpallem kampion, pasi ky është një sport ku dështimi mund të vijë edhe nga një defekt i vogël i makinës. Unë përpiqem t’i marr garat një e nga një, t’i fitoj të gjitha dhe në këtë mënyrë të shpallem kampion. Punoj dhe i përgatis garat ashtu si gjithnjë dhe nuk kam ndërmend ta ndryshoj stilin”, ka thënë Hamilton.

“Humbja që pësuam në Spa na vuri në lëvizje dhe pas atij zhgënjimi erdhën dy fitore, në Itali dhe Singapor. Punojmë fort që të premten e deri para garës për të pasur një makinë të shpejtë, të besueshme dhe fituese, duke u përpjekur të marrim 102 % nga makina”, ka deklaruar Hamiltoni. Më tej, britaniku ka shtuar: “Të kesh 40 pikë avantazh është pozitive, por ka ende edhe gjashtë gara deri në fund. Ne punojmë më të qetë, por nuk heqim dorë nga mundësia për ta përmirësuar edhe më tej makinën, pasi çdo garë kërkon një qasje ndryshe”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar nga…