Hamiltoni përgëzon Vettelin për fitore

28 gusht 2018 | 12:24

“E përgëzoj Vettelin për fitoren. Unë bëra gjithçka që ishte e mundur për ta fituar garën, por besoj se në pistën e Spa ky ishte maksimumi unë. Kur më parakaloi në xhiron e parë, nuk e pashë fare manovrën e tij. Ferrari përdori një truk special për të ecur fort në atë pjesë të pistës”, ka thënë Lewis Hamiltoni që, edhe pse e nisi garën e Belgjikës nga vendi i parë, në fund u klasifikua i dyti.

Pavarësisht prej kësaj, piloti britanik i Mercedesit qëndron në krye të renditjes së botërorit të Formulës 1.

“Nuk ishim aq të shpejtë sa Ferrari, ndaj brenda një jave, deri në garën e Monzas, duhet të përpiqemi ta rikuperojmë terrenin e humbur në Spa. Ne u përpoqëm ta parakalonim pas largimit të makinës së sigurisë, por nuk ia dolëm mbanë. Ata kishin diçka të veçantë në këtë garë, të cilën ne nuk e zotëronim dot. Megjithatë, beteja do të vijojë deri në fund”, ka shtuar Hamiltoni, që ka 17 pikë avantazh karshi Vettelit në renditjen e përgjithshme të kampionatit për pilotë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit Ministror…