Hamiltoni: Strategjia e gabuar e gomave na hoqi fitoren nga duart

31 tetor 2022 | 16:40

Në dy garat e fundit, Amerikë dhe Meksikë, piloti britanik Lewis Hamilton, është renditur i dyti, duke iu afruar shumë fitores, por pa mundur ta shijojë atë.

Në garën e fundit të zhvilluar në Meksikë, 7 herë kampioni i botës mendoi për një moment se mund të korrë suksesin e parë sezonal, por nuk ia doli mbanë.

Hamilton përdori një strategji ndryshe gomash nga Max Verstappen, por që nuk i dha rezultat në fundin e garës, ku u detyrua të garojë me gomat e forta, ndërsa holandezi me ato të mesme.

“Meksika na dha shumë dashuri. Isha shumë pranë Red Bull, por ato ishin shumë të shpejta. Mund të kishim fituar, por gomat na penalizuan”, ka thënë piloti i Mercedesit. “Red Bull pati një strategji më të mirë gomash. Përdorimi i gomave të mesme në fillimin e garës nuk ishte zgjedhja e duhur për ne, pasi duhej të ishim nisur me gomat e buta, ashtu si rivalët tanë. Ndërsa me gomat e forta, makina nuk ishte më e balancuar dhe vuajta shumë. Mercedes nuk duhej të bënte këtë gabim”, ka deklaruar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia përballet me një “marsh të rënd diplomatik” për punën…