Hamiltoni: Synoj titullin e tetë

03 shkurt 2021 | 21:33

Edhe pse e ardhmja e Lewis Hamiltonit është ende në dilemë, piloti britanik shprehet në një intervistë për “Sport Week” se ëndrra e tij është të shpallet kampion bote për të tetën herë në Formula 1.

“Titulli i tetë kampion bote do të ishte diçka e jashtëzakonshme për mua. Kam frikë edhe ta përmend si numër, por ky është objektivi ku jam përqendruar me të gjitha forcat e mia”, ka thënë Hamiltoni.

Britaniku është piloti me më shumë fitore dhe “pole” në historinë e Formulës 1, por ende nuk ka rinovuar kontratën me Mercedesin. Palët pritet të gjejnë brenda 2 marsit një marrëveshje, datë kur do të bëhet prezantimi i makinës së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Malishevë edhe 9 persona…