Hamiltoni tregon se a do t’i bashkohet Ferrarit

25 maj 2023 | 16:36

Pak ditë më parë përflitej se Ferrari dëshironte të nënshkruante një kontratë me Hamilton, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i pilotit britanik.

Lewis Hamilton, në një konferencë për shtyp në prag të fundjavës F1 në Monako, donte të mbyllte të gjitha thashethemet për kalimin e tij të mundshëm në Ferrari, duke u fokusuar më pas në versionin e ri të Mercedesit të tij.

“A më kërkoi Ferrari? Jo, kur jeni duke negociuar një kontratë të re, gjithmonë ka spekulime, por nëse nuk e dëgjoni nga unë, nuk ka të vërtetë. Ekipi im po punon, me Toton jemi pothuajse në fund të kontratës. Dikur i bëja negociatat vetë dhe ishte shumë stresuese, tani nuk kam më nevojë ta bëj. Performanca e ekipit aktualisht nuk ndikon në zgjedhjen time, po punojmë për t’u përmirësuar”, është shprehur ndër të tjera Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK)…