
Hamiltoni triumfon në Hungari
19 korrik 2020
| 17:33
Një super Lewis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të Madh të Hungarisë.
Një garë pa histori që është dominuar në Hungaroring nga piloti britanik, i cili e ka mbyllur me një avantazh prej 8 sekondash ndaj Red Bullit të Max Verstappen.
Në vendin e tretë ka dalë Mercedesi tjetër i Valtteri Bottas. Zhgënjen Ferrari, me Sebastian Vettel që e ka mbyllur në vendin e shtatë dhe Charles Leclerc në të njëmbëdhjetin.