Hamiti: Albin Kurti e ka drejtuar Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

20 janar 2026 | 18:27

Muhamet Hamiti, ka akuzuar Albin Kurtin se ka udhëhequr, siç tha ai, Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës.

Hamiti ka kritikuar deklaratat e Kurtit kundër korrupsionit, duke thënë se ato bien ndesh me realitetin e qeverisjes së tij gjatë pesë viteve të fundit.

Ai ka përmendur edhe zgjedhjen si deputete të një ministres në detyrë, Rozeta Hajdari, që ndodhet nën aktakuzë, duke theksuar se ky, sipas tij, nuk është rast i izoluar.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti e ka drejtuar Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës, por s’e ka problem të deklarojë se populli refuzon të kthehet në epokën e korrupsionit. Korrupsioni nuk ka vend në Kosovë, paska thënë ai, por Qeveria e tij e bëri këtë epokë të korrupsionit masiv qeveritar në pesë vitet e kaluara. Ministresha e Qeverisë së Vetëvendosjes, me aktakuzë dhe në proces gjyqësor, është zgjedhur deputete nga Lista e VV-së së Albin Kurtit më 28 dhjetor 2025. E ka pëlqyer Kurti. E ka pëlqyer edhe votuesi i tij. Për fat të keq, ky nuk është rast i izoluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia është përfshirë nga një valë e frikshme e motit…