
Hamiti: E kujtojmë Atin Themeltar të shtetit tonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova
24 maj 2025
| 20:34
Në Ditën e Presidentit, Muhamet Hamiti nga LDK-ja ka shkruar për ish-presidentin historik, Ibrahim Rugovën. Profesor Hamiti ka thënë se Ibrahim Rugovën para 33 vitesh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e kanë votuar 867.557 qytetarë si President të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me Ibrahim Rugovën para 33 vitesh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.
867.557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën President të Republikës së Kosovës.
E festojmë sot Ditën e Presidentit të Kosovës. E kujtojmë Atin Themeltar të shtetit tonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova.