Hamiti i ashpër me LV-në: E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm

04 qershor 2025 | 15:00

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja.

Ai ka theksuar se partia e Albin Kurtit e ka zaptuar pushtetin dhe po qeverisë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, sjelljen e Albin Kurtit dhe partisë së tij po e rrënojnë rendin demokratik në Kosovë.

“E kanë zaptuar pushtetin, po qeverisin kundërligjshëm, duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po e rrënojnë rendin demokratik në vendin tonë. Kaq e thjeshtë është. Deputeti Albin Kurti me të vetët nga LV-ja po qeverisin pa Kuvend, pa mbikëqyrje të legjislativit, që është alfa dhe omega e një ekzekutivi demokratik. Domethanë, po sundojnë. Për të sunduar nuk u duhet Kuvendi”, ka shkruar ai në “Facebook”, duke ia rikujtuar partisë në pushtet neni 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…