Hamiti ironizon me Kurtin: Nuk harxhohen votat, mund t’i përdorni të njëjtat për Kuvend Qeveri

27 maj 2025 | 16:08

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar pretendimin e Albin Kurti se i ka votat për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë  se nëse Kurti i ka votat, atëherë ato do të duhej t’i përdorte edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Hamiti ia ka kujtuar Kurtit se votat nuk harxhohen.

“Mbasi nuk duan ta konstitutojnë Kuvendin, kandidatura e stërdështuar për kryetare të Kuvendit ia siguron Vetëvendosjes rezultatin e synuar. Po të mos ishte kështu, do t’i përdornin votat për qeveri që po thonë se i kanë. Nuk harxhohen votat. Mund t’i përdorin votat e njëjta për të dyja institucionet: për Kuvend dhe për qeveri”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj ka publikuar listën…