
Hamiti: Kjo qeveri nuk i duron mediat e pavarura dhe kritike
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kurtit për ta mbyllur “Klan Kosovën”.
Hamiti ka shkruar në “Facebook” se kjo qeveri nuk i duron mediat e pavarura dhe kritike, prandaj e mbylli televizionin “Klan Kosova”.
“Ndryshimi ka emër: Qeveria e VV-së #KREJT dhe DREJT. Qeveria që nuk i duron mediat e pavarura, kritike. Prandaj, e mbyll Televizionin Klan Kosova. Kush e ka kërkuar ndryshimin si ky, le të festojë! Ne të tjerët, që e dinim me kohë se ky ndryshim do të ishte për të keq, siç doli, do të vazhdojmë të punojmë kundër regjimit të ri në Kosovë, regjimit anti-demokratik në Republikën e Kosovës. Duhet masë kritike popullore për ta kundërshtuar këtë pushtet autoritar. Koha është tani, nëse nuk është bërë vonë”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.