Hamiti kundërshton Kurtin: Rugova nuk do ta mbështeste kurrë Qeverinë e VV-së

22 dhjetor 2025 | 20:54

Ish-ambasadori, zyrtari i lartë i LDK-së dhe profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se po të ishte gjallë, Presidenti Ibrahim Rugova do ta mbështeste me votë Qeverinë e tij.

Hamiti ka kujtuar qëndrimet e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Presidentit historik të Kosovës, duke theksuar se kjo parti e kishte quajtur Rugovën “kolaboracionist” më 26 janar 2006, pikërisht në ditën kur qindra mijëra shqiptarë dhe miq nga e gjithë bota demokratike po i bënin nderimet e fundit Atit Themeltar të shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu ka rikujtuar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishin festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, një nga momentet më të rëndësishme të historisë së re të vendit.

Sipas Hamitit, Presidenti Ibrahim Rugova nuk do të bashkëpunonte kurrë me njerëz që nuk e kanë dashur dhe nuk e duan shtetin e pavarur të Kosovës, duke e quajtur të pabazë pretendimin e Kurtit se Rugova do ta mbështeste Qeverinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur vendimin…