Hamiti: Kurti nuk e donte pavarësinë e Kosovës, tash e ka kapur dhe nuk po e lëshon pushtetin

05 qershor 2025 | 15:05

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se fajtori kryesor për ngërçin aktual politik është Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se LV-ja dhe lideri i saj, Albin Kurti, nuk e kanë dashur pavarësinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sot kjo parti e ka kapur pushtetit dhe nuk po e lëshon.

“E sollën në pushtet njeriun dhe formacionin politik që s’e donin pavarësinë e Kosovës, ndërsa tash e kanë kapur pushtetin dhe s’duan ta lëshojnë. E kanë katandisur rendin demokratik dhe kushtetues në Kosovë. Nën kujdestarinë e tyre, vendi ynë është nën sanksione ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet. Faji nuk është jetim”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimeve nga Marca, Atletico Madrid nuk ka ndërmend të…