Hamiti: LV-ja po e përmbush me sukses shtyrjen e zgjedhjeve
18 nëntor 2025
| 10:49
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar çështjen e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Hamiti ka vlerësuar Lëvizja Vetëvendosje një gjë të tillë e ka bërë vetëm për të shtyrë zgjedhjet e reja.
Hamiti ka shkruar në “Facebook” se këtë qëllim LV-ja po e përmbush me sukses.
“15 ditët e shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po kalojnë. Mandatari i dytë i LV-së për formim të Qeverisë këtë detyrë e mori: shtyrjen e zgjedhjeve. Po e përmbush me sukses”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.



