Hamiti thotë se deputetët e LV-së po e arsyetojnë dhunën e tyre në Kuvend

24 korrik 2025 | 12:23

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e LV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në Kuvend.

Ai ka treguar se këtë po e bëjnë në procese gjyqësore.

Hamiti ka shkruar në “Faceboook” se Albin Kurti, ka pranuar më shumë se “Zajednicë” me marrëveshjet e Brukselit/Ohrit në vitin 2023.

“Deputetët e LV-së po e arsyetojnë dhunën e tyre në Kuvend, për çka shumë prej tyre janë në gjyq, me kundërshtimin e ‘Zajednicës’, siç e quajnë Asociacionin. Në të vërtetë, lideri i tyre suprem, deputeti Albin Kurti, ka pranuar më shumë se ‘Zajednicë’ me marrëveshjet e Brukselit/Ohrit në vitin 2023. ‘Vetëmenaxhimi i serbëve’ që e ka pranuar ish-kryeministri Kurti përbën autonomi politike-territoriale për serbët, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mora vendimin e duhur. Mezi pres të luaj ndeshjen time…