Hamza: Ambasadori francez ia ka përcjell kabinetit të Macronit letrën time për heqjen sanksioneve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot.
Hamza ka njoftuar se ambasadori Guerot ia ka përcjell kabinetit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri. Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



