Hamza: Besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar, nuk lejojmë që historia të rishkruhet

17 shkurt 2026 | 11:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, Hamza ka thënë se 17 shkurti i 2008-s ishte bërë dita kur guximi i brezave dhe sakrifica e tyre u bë shpresë e përjetshme për çdo qytetarë.

“17 shkurti i 2008-s është dita kur guximi i brezave tonë dhe sakrifica e tyre u bë shpresë e përjetshme për çdo qytetarë, u shpall Republika e Kosovës, u shpall fundi i një padrejtësie historike. Kjo ditë nuk ishte rastësi, ishte përfundim i një rrugë të gjatë dhe sakrifice. Ishte kulmi i rezistencës, ishte fitore e vendosshmërisë, e një populli që refuzoi të nënshtrohej. Kosova kaloi nga sakrifica në sovranitet, nga rezistenca në Republikë dhe nga ëndrra shekullore në realitet shekullor”, ka thënë Hamza.

Më tutje, Hamza ka thënë se në Hagë është duke u gjykuar pjesa më e lavdishme e Kosovës.

Shtetësia nuk është vetëm flamur dhe himn, është siguri  dhe drejtësi. Është ruajtje e së vërtetës sonë historike. Sot festojmë por njëkohësisht edhe reflektojmë, sepse ndërkohë që ne ndërtojmë të ardhmen, pjesa më e lavdishme e historisë sonë, lufta çlirimtare është në bankën e të akuzuarve në Hagë. Ata kanë kontribut në shtet. Besimi i Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare nuk duhet tradhtuar’’, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë autobusë me qytetarë tashmë janë nisur nga qyteti I…