Hamza: Brenda listës së PDK-së do të ketë risi

30 prill 2026 | 17:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë me dije se lista zgjedhore e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit do të përfshijë emra dhe figura të reja.

Hamza ka folur para medieve pasi është pyetur nëse pjesë e listës do të jetë edhe Fatmir Limaj me bashkëpunëtorët e tij nga Nisma Socialdemokrate.

“PDK-ja do të garojë në zgjedhje si PDK dhe me listën e saj. Brenda listës sigurisht që do të ketë risi, emra dhe figura të tjera”, ka thënë Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dukagjini ka shënuar fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në…