Hamza: Buxheti i vitit 2019 reflekton prioritetet e Qeverisë

06 dhjetor 2018 | 12:26

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Ai ka thënë se ky projektligj reflekton prioritetet e programit të qeverisës.

“Ky draftbuxhet adreson dhe reflekton prioritetet e programit qeverisës”, ka thënë Hamza, raporton “Epoka e re”.

Hamza ka thënë se sipas këtij projektligji, rritja ekonomike në terma real do të jetë 4.7 për qind, ndërsa në terma nominal do të jetë 5.4 për qind.

Më tutje, ai ka thënë se inflacioni pritet të jetë pak mbi 1 për qind.

Ministri Hamza ka thënë se të hyrat buxhetore për vitin 2019 do të jenë 1 miliard e 940 milionë euro. Ai ka thënë se shpenzimet do të jenë 2 miliardë e 365 milionë euro për vitin 2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja ka përkujtuar albanologun dhe përkthyesin francez, Kristian…