Hamza: Buxheti për vitin 2018 siguron zhvillim ekonomik

14 mars 16:41

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se për 100 ditët e para të Qeverisë, ministria që ai drejton ka pasur në vazhdimësi aktivitete.

Ai ka deklaruar se buxheti për vitin 2018 siguron zhvillim ekonomik.

“Në fillim të mandatit të Qeverisë janë kompletuar dy procese të rëndësishme për rishikimin e buxhetit 2017-2018. Ministria e Financave ka rishikuar çështje si ajo e veteranëve, skemat sociale dhe shëndetësinë. Buxheti i vitit 2018 është ndërtuar me bazë fortë që siguron zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Hamza ka folur dhe për shpenzimin e rezervave për 2018-n, duke theksuar se këtë vit buxheti për shpenzimet rezervë do të jetë më i vogël se në vitet paraprake. “MF-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë agjendës legjislative. Në vitin aktual niveli i shpenzimit nga rezervat do të jetë i njëjtë apo edhe më i vogël se i viteve të kaluara. Rikujtojmë se në vitin 2017 ka pasur 1 milion euro më pak të shpenzuar se viti 2016”, është shprehur Hamza.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…