Hamza: Cila do datë që caktohet nga presidentja për mbajtjen e zgjedhjeve është e pranueshme

06 mars 2026 | 14:21

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti nuk ka ndonjë datë të preferuar për caktimin e zgjedhjeve.

Pas takimit me presidenten Osmani, ai ka thënë se kjo parti do të përkrah secilën datë që e caktohet nga presidentja.

“Ne e dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, se si do t’i trajtojë gjykata. Çdo vendim që merret nga gjykata e respektojmë. Besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta. Megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në. Cilado datë që caktohet nga presidentja e vendit në përputhje me afatet kushtetuese”.

“Diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. S’ka pasur asnjë arsye me ardh në këtë moment. Përgjegjësia kryesore i bie partisë më të madhe sepse ka mundur t’i japë vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht ka ndodhur me marrëveshje politike në të gjitha periudhat. Nuk kam vendosur asnjëherë vija të kuqe. Nuk kemi qenë refuzues. Qëllimi ka qenë që vendi të ketë institucione e të mos vazhdohet me këto bllokada”, është shprehur Hamza.

Ai ka bërë me dije që PDK-ja është e gatshme për këto zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza,  ka…