Hamza dhe Barret nënshkruan marrëveshje në vlerë 71 milionë euro për rrugën Kijevë-Zahaq

18 dhjetor 16:07

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për transport, Sue Barrett kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen për hua në vlerë prej 71 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Me këtë rast, ministri Hamza, ka thënë se kjo marrëveshje është e një rëndësie të vecantë pasi që lidh dhe segmentin me Malin e Zi, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti dhe në zhvillimin ekonomik.
Ai ka bërë me dije dhe kushtet e huamarrjes. Sipas tij, kjo huamarrje është marrë me kushte të volitshme. “Kredia është me normë të interesit prej 1 për qind të varur nga eurobori dhe me afat maturimi 12 vjeçar”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se në bazë të kësaj marrëveshje do krijohen kushte te mira për bizneset dhe qytetarë t që e përdorin këtë rrugë. Më tutje, Hamza është pyetur edhe për koston e shpronësimit, për të cilën nuk ka deklaruar vlerë monetare, por ka theksuar se procesi i shpronësimit do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa drejtoresha e BERZh për transport, Sue Barret, ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë për qytetarët e Kosovës. “Deri më tani huadhëniet në Kosovë kanë arritur shifrën 120 milionë euro”, ka thënë Barreti

Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, i cili ka qenë prezente në ceremoninë e nëshkrimit të kësaj marrëveshje, ka thënë se nuk do të lejojnë që ky segment të zvarritet siç ka ndodhur deri më tani, ngase sipas tij ky projekt është stërzgjatur për 10 vjet.

Ai ka bërë me dije se projekti do të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe do të përfundoj brenda dy vitesh.

A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arlind Ajeti është përfshirë në formacionin e…