Hamza: E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri

28 nëntor 2025 | 08:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari.

Hamza përmes një postimi në “Facebook”, tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

“E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët.

Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, shkroi ndër tjerash kreu i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin…