Hamza e pret Lladrovcin në seli të PDK-së, flasin për maksimizim të votës në Drenas

09 dhjetor 2025 | 17:41

Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, priti sot në takim në Seli të PDK-së, Ramiz Lladrovcin.

Hamza në rrjetin social ka thënë se në takim kanë biseduar rreth mobilizimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimin për ta maksimizuar votën në Drenas.
Kandidati për kryeministër, z. Hamza, ka thënë se PDK-ja në Drenas është e bashkuar dhe e gatshme për fitore.
“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci. Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.
PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore”, ka shkruar Hamza.

https://www.facebook.com/bedrihamza.official/posts/1231575642192931?ref=embed_post

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e aktorit…