Hamza flet për zgjedhjet e parakohshme: Presim që të mbahen shpejt, po e rifreskojmë programin
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat tha se presin që të mbahen shpejt.
Ai tha se janë përgatitur dhe se, siç u shpreh, po e rifreskojnë programin.
“Jemi përgatitur, pres që zgjedhjet të mbahen shpejt. Ne si Parti Demokratike jemi mirë të organizuar, të gjitha strukturat janë mobile, kemi një program që jemi duke e rifreskuar”, u shpreh ai.
Ndërsa, sa i përket subjekteve tjera politike, ai tha se nuk ka vendosur asnjëherë vija të kuqe.
“Unë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt politik dhe normalisht që bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike në dobi dhe interes të vendit, gjithmonë brenda rregullave dhe brenda marrëveshjeve politike”, u shpreh Hamza.



