Hamza: Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë. Liri për të gjithë çlirimtarët!
12 qershor 2026
| 11:12
Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur nderime për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së që sakrifikuan gjithçka për atdheun.
“Disa ranë për Kosovën, disa jetuan për të, por të gjithë janë pjesë e kujtesës sonë. Kosova u çlirua me një luftë të drejtë dhe kjo e vërtetë, nga lufta për liri deri te gjykimi në Hagë, do të mbetet e pandryshuar. Liri për të gjithë çlirimtarët! Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



