Hamza i emocionuar pas deklarimeve të ish-krerëve të UÇK-së: Dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për liri
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar deklarimet përfundimtare të krerëve të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj dëgjimin të këtyre deklaratave ka përjetuar emocione të veçanta.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përmes tyre sot dëgjuan zërin e popullit të Kosovës.
“Emocione të veçanta, dhimbje për peshën historike, por mbi të gjitha krenari për guximin dhe dinjitetin e tyre. Nga presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha, sot e dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për mbijetesë dhe liri. Ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën tonë. Këtë të vërtetë askush nuk do të mund ta relativizojë. Askush nuk do të mund ta zbehë. Askush nuk do të mund ta tjetërsojë. Sepse, askush nuk ka mandat ta njollosë sakrificën e popullit tonë. Kosova pret drejtësi. Kosova pret t’i kthehen bijtë e vet”, ka shkruar ai.



