Hamza inspekton gjendjen aktuale pas reshjeve të shiut në Mitrovicë

20 nëntor 2022 | 15:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me drejtorët e drejtorive është dalë në terren duke përcjell nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur Hamza.

Komuna e Mitrovicës ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.

May be an image of 4 people and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është kritikuar pas një interviste të diskutueshme që…