Hamza: Mbështetja për mësimdhënësit është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar

07 mars 2025 | 12:43

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar 7 marsin – Ditën e Mësuesit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se mbështetja për mësimdhënësit është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

“Për të gjithë mësimdhënësit në shkollat shqipe, faleminderit. Faleminderit për përkushtimin e madh dhe punën e palodhur në arsimimin e gjeneratave dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme më të mirë. Dita e Mësuesit uroj që vitin tjetër në Kosovë t’iu gjejë me kushte më të mira të punës, me mbështetje më të madhe dhe paga më dinjitoze. Mbështetja për mësimdhënësit është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Gëzuar 7 Marsi, dita juaj!”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Gjithmonë, si një pëshpërimë që ngrihej…