Hamza mohon se është takuar me Kurtin

04 mars 2026 | 16:46

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është larguar tashmë nga objekti i Kuvendit të Kosovës duke mohuar se ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket presidentit të ri.

“Qëndrimi është i njëjtë. Partia Demokratike e Kosovës ka konsistencë, s’kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votuar një kandidat, po që se kishte me qenë dikush prej familjes Jashari flas me respekt, me respekt deri në përulje, e vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thënë që duhet të ketë marrëveshje politike, që paraprakisht t’i paraprijë marrëveshja politike, që të kemi president të zgjedhur, të propozuarin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se nuk është takuar me Kurtin dhe se pa marrëveshje nuk ka votë prej PDK-së.

“Jo, s’jemi taku. S’kemi qëndrim se s’ka kandidaturë zyrtare. Mirëpo pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi është…