Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë

20 shkurt 2026 | 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të qëndresës kombëtare.

Hamza  ka theksua se minatorët, duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, u shndërruan në simbol të guximit dhe solidaritetit. Sipas tij, sakrifica e tyre ishte frymëzim i fuqishëm në rrugën e Kosovës drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.

Ai ka nënvizuar se sot përgjegjësia institucionale dhe qytetare është ruajtja, forcimi dhe zhvillimi i shtetit të Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.

“Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë”, ka shkruar  Hamza në “Facebook”, duke rikujtuar rolin historik të tyre në momentet kyçe të historisë së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientiet e FFK-së është hedhur shorti i klubeve futbollistike…