Hamza në takim me veteranët dhe familjet e dëshmorëve: Zotohem se do t’ua rikthejmë dinjitetin dhe respektin

26 maj 2026 | 19:27

ka thënë se sa herë takohet me ta ndjen peshën e përgjegjësisë ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë.

“Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën. Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik. Është obligim moral dhe shtetëror. Prandaj, padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund. Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot”, ka thënë Hamza.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Gjykatës së Lartë rikthen kontrollin e aeroportit të…