Hamza në Viti: Qytetarët numërojnë centët, qeveria numëron votat që synon t’ua marrë

02 qershor 2026 | 20:49

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Vitisë.

Hamza ka thënë se Vitia ka potencial, por ende pret investimet dhe infrastrukturën që meriton.

“Vitia edhe sot nuk është e lidhur si duhet me autostradën “Arbën Xhaferi””, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se deri sa familjet përballen me çmime të larta, qeveria aktuale kërkon pushtet absolut, si dhe deri sa qytetarët kërkojnë jetë më të mirë, ajo nxit përplasje politike.

“Qytetarët i numërojnë centët për të përballuar muajin, ndërsa qeveria merret me kalkulime elektorale dhe mendon vetëm për votat e tyre. Kjo nuk është ajo që presin qytetarët. As këtu në Viti dhe askund tjetër. Kosova nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë…