Hamza nënshkruan vendimin për reduktimin e TVSh-së për kafshët dhe shpendët e gjalla

26 qershor 2019 | 12:01

Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave, Bedri Hamza ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSh) nga 18 për qind  në 8 për qind për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas kodeve tarifore të Doganës së Kosovës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106.

Ky vendim, është në kuadër të vendimeve të shumta të cilat janë marr nga  ministri Bedri Hamza  në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit  të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, 26 qershor 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…