Hamza nis fushatën në Mitrovicë: Ta kthejmë qeverisjen komunale në rrugën e duhur

17 shtator 2021 | 22:28

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Komunën e Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitat e tij të bizneset.

Hamza të premten ka vizituar biznesin “TehnoBurimi”. “Kjo kompani sot është burim i të ardhurave për qindra familje të Mitrovicës dhe ka mbi 400 të punësuar”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës, bizneset e Mitrovicës, kanë nevojë për një qeverisje komunale që iu shërben më mirë, që punon më shumë dhe më shpejtë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Ne tani duhet t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të punojmë së bashku për ta kthyer qeverisjen komunale në rrugën e duhur”, ka shkruar Hamza.

Postimi i plotë i Hamzës:

Është kënaqësi e madhe kur shohim biznese të suksesshme të Mitrovicës si TehnoBurimi, që me këmbëngulësi dhe punë të pandalshme kanë arritur të rriten dhe të bëhen konkurruese në tregun vendor dhe rajonal. Kjo kompani sot është burim i të ardhurave për qindra familje të Mitrovicës dhe ka mbi 400 të punësuar.

Qytetarët e Mitrovicës, bizneset e Mitrovicës, kanë nevojë për një qeverisje komunale që iu shërben më mirë, që punon më shumë dhe më shpejtë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Problemet e vërteta të qytetit tonë janë lënë pas dore për një kohë të gjatë. Ne tani duhet t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të punojmë së bashku për ta kthyer qeverisjen komunale në rrugën e duhur. Ne duhet të krijojmë vende të reja të punës që djemtë dhe vajzat tona të mos e braktisin Mitrovicën për një jetë më të mirë diku tjetër, por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu, pranë familjeve të tyre.

Bashkë për Mitrovicën!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Asamble Komunale në Malishevë nga partia Nisma Socialdemokrate,…