Hamza: Nuk do të qeverisim për një parti apo një njeri, por për të gjithë qytetarët

06 qershor 2026 | 21:35

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk premton se çdo problem do të zgjidhet brenda natës dhe as fjalë të mëdha që tingëllojnë bukur e pastaj harrohen.

“Unë ju premtoj punë. Ju premtoj seriozitet. Ju premtoj përgjegjësi. Dhe ju premtoj llogaridhënie. Ju premtoj se Qeveria ime do të jetë Qeveri e qytetarëve, jo e propagandës. Ju premtoj se dera ime do të jetë e hapur për secilin që do të kontribuojë për Kosovën. Ju premtoj se çdo vendim do ta marrim duke menduar për familjet e Kosovës, jo për interesin e një partie apo interesin e një njeriu.”, ka thënë Hamza.

Mbi të gjitha, ai ka thënë që premton se nga dita e parë, do të fillojmë ta ndalim krizën.

“Nga dita e parë, do të fillojmë ta kthejmë shtetin në rrugën e duhur. Nga dita e parë, Kosova do të ketë një Qeveri që punon për ju.”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në tubimin e…