Hamza pas vendimit të Speciales: Shumë zhgënjyes, Kosova s’do të lejojë rishkrim të historisë sonë

16 korrik 2025 | 14:13

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka reaguar pasi Specialja ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, është shumë zhgënjyes.

Sipas tij, sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik.

“Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik. Ne e kemi krijuar Gjykatën Speciale si përgjigje ndaj kërkesës së aleatëve tanë dhe si besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike”.

Tutje Hamza shprehet se Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë.

“Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i skuadrës së Dritës, Zekirija Ramadani a folur pas…