Hamza: PDK-ja është e gatshme për zgjedhje

14 korrik 2019 | 16:02

Ministri i Financave dhe kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti është gati për zgjedhje të reja parlamentare.

Ai ka thënë për “lajmi.net” se zgjedhjet brenda PDK-së kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne qëllim e kemi pasur dhe e kemi që të sjellim vlera në Partinë Demokratike të Kosovës duke ruajtur gjeneratat e më hershme dhe duke sjellë vlerë të shtuar përmes gjeneratave të reja, një kombinim ideal në mënyrë që Partia Demokratike e Kosovës të jetë e përgatitur për të konkurruar në çfarëdo zgjedhje në të ardhmen dhe çka është më e rëndësishmja do të jetë e përgatitur për çdo sfidë apo proces që e pret shtetin në të ardhmen. Pra, gjendja është e mirë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me…