Hamza: PDK-ja është gati për zgjedhjet, fitorja jonë, fitore e Kosovës (video)
20 nëntor 2025
| 15:44
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Hamza ka thënë se fitorja e PDK-së, do të jetë një fitore për Kosovën.
“Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën!”, ka shkruar Hamza.



