Hamza: PDK-ja shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor
29 dhjetor 2025
| 12:35
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për medie, ka thënë se kjo parti do të futet në proces të brendshëm zgjedhor.
“PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasur që një kohë të gjatë zgjedhje, prej vitit 2019 dhe do të fillojë prej nëndegëve duke i përfshirë të gjitha nivelet deri në zgjedhjen e të gjitha organeve të partisë sepse realisht është kohë e gjatë dhe ka nevojë të kemi një reformë, një ndryshim edhe të moshës, gjinisë, profesioneve”, ka thënë Hamza.



