Hamza për lirimin e Smakajt, Fazliut e Shalës: Më në fund erdhi një lajm i mirë

10 shkurt 2026 | 15:23

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mirëpritur lirimin e Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës nga Dhomat e Specializuara.

“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Ai ka thënë se megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. “Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin…