Hamza për presidentin: U kry ajo punë

21 prill 2026 | 13:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se për partinë që ai drejton çështja e presidentit “është kryer”.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ua kërkonte PDK-së ta propozonin presidentin, a do ta pranonin këta të fundit, Hamza ka thënë: “U kry ajo punë”.

“Është diskutuar gjerë e gjatë kjo temë. Është konstatuar se nuk ka pasur vullnet nga partia fituese dhe Kurti që vendit t’i japë president”, ka thënë Hamza sot në një deklaratë për mediet.

Hamza, ka përsëritur se për partinë që ai e drejton procesi i zgjedhjes së presidentit konsiderohet i mbyllur. Këtë tha se e ka vendosur Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar sot opozitën në lidhje me këtë çështje. Kurti ka thënë se e problemi për çështjen e presidentit, është se si opozita me kaq pak numra ka refuzuar ofertën “gjeneroze” të tij. Ai ka thënë se nuk mund t’i japë një post dikujt, që nuk e ka marrë nga populli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut…