Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe parti tjera, VV të reformohet në opozitë
12 dhjetor 2025
| 23:10
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se Vetëvendosja duhet të kalojë në opozitë për t’u reformuar, ndërsa shprehu bindjen se partitë aktualisht opozitare do të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e ardhshme.
“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera”, tha Hamza në RTV21.



