
Hamza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, ngjarja më negative për Kosovën pas luftës
Bedri Hamza ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendim i cili erdhi për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.
Hamza ka thënë se në 26 vite, që nga pas lufta, Kosovës s’i ka ndodhur diçka më negative dhe serioze.
Ai është shprehur i bindur se një veprim i tillë s’ka ndodhur rastësisht.
Hamza po ashtu ka thënë se adresa e kësaj është qeveria e Kurtit.
‘‘Diçka më serioze dhe fatkeqësisht negative, Kosovës nuk e di që i ka ndodh këto 26 vite në raport me partnerët por edhe në përgjithësi pas luftës në Kosovë. Unë jam i bindur se kjo s’ka ndodh rastësisht, për një moment për një arsye, por është një rrugë një kontinuitet i ngjarjeve dhe zhvillimeve të cilat e kanë sjellë partnerin tonë kryesor, i cili është garanca e përspektivës së Kosovës dhe është vetë ekzistenca e Kosovës, por shqetësimet që janë ngrit dhe ndërprerja që ka ardh ka adresë, dhe adresë është qeveria, që një pjesë e kësaj qeverie është konstatuar që është paligjshëm në pozitat të cilat është duke i mbajtur’’, ka thënë ai në Presing në T7.