Hamza preferon 21 dhjetorin si datë e zgjedhjeve: PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike

20 nëntor 2025 | 12:07

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku edhe është shpërndarë Kuvendi i Kosovës ka propozuar që data e zgjedhjeve të reja parlamentare të jetë  21 dhjetor.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

“Ne kemi pasur një shtyrje të vazhdueshme dhe bllokadë në krijimin e institucioneve që bie barrë e partisë që ka fituar numrin më të madh të votave, dhe vendi ka nevojë sa më shpejtë të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe me kërkuar urgjencë në krijim të institucioneve, por me kërkuar edhe datë sa më të vonshme të zgjedhjeve. Dhe data tjetër ka qenë 28, dhe ne kemi qenë në datën e 21 për shkak se është edhe datë para ndërrimit të vendit”, ka thënë Hamza.

Më tutje, Hamza ka deklaruar edhe njëherë atë që e ka thënë sapo ishte bërë kryetar i PDK-së, se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.

“PDK-ja unë si kryetar i PDK-së nuk kemi vija të kuqe për as një subjekt politik”, ka thënë Hamza. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi ideopolitik 52-faqësh “Mbi Organizimin Politik (në fazën e Ristrukturimit)”…