Hamza premton përkrahje institucionale për të verbëritë

11 shkurt 2022 | 14:42

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, të prirë nga kryetari i saj Daut Tishuku, si dhe kryetarin e Shoqatës Ndërkomunale të Verbërve në Mitrovicë, Skender Kerolli.

Në këtë takim është diskutuar për rolin dhe prioritetet e kësaj kategorie si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të kësaj shoqate me Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka theksuar se qeverisja lokale do të jetë sa më afër qytetarëve të komunës, dhe do të shqyrtojë mundësit financiare që t’ju dilet në ndihmë të gjitha kategorive të qytetarëve, përfshirë këtu edhe komunitetin e të verbërve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lara Gut-Behrami ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike…