Hamza pret në takim përfaqësuesen greke, flasin për bashkëpunimin në fushën e financave

19 tetor 2018 | 13:24

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Greqisë në Prishtinë, Chryssoula Aliferi, me të cilen ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, sidomos në fushën e financave.

Me këtë rast, ministri Hamza ka shprehur gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë takim, ministri Hamza e ka njoftuar përfaqësuesen Chryssoula Aliferi për zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, me theks të veçantë për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe takimet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai gjithashtu e ka njoftuar përfaqësuesen Aliferi për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.

Ndërsa përfaqësuesja greke, Chryssoula Aliferi, e ka falënderuar ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot…